Manchester United ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj ukrainasve të Zoryas.
‘Djajtë e Kuq’ kanë arritur të shënojnë fitoren e parë në grupet e Ligës së Evropës, pasi fituan në shtëpi ndaj Zoryas me rezultat 1-0.
Në pjesën e parë skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho krijoj plot tetë raste, por nuk arriti të gjej golin e epërsisë, pasi futbollistët e tij ishin të pasaktë.
Rasti më i mirë në këtë pjesë ishte goditja e transversales nga talenti anglez, Marcus Rashford në minutën e 20-të të takimit.
Megjithatë, kishte edhe raste tjera që vlen të përmenden në ketë pjesë janë, sic janë ai i Juan Matas (39’) dhe ai i Marouane Fellainit në minutën e 41-të.
Edhe pjesa e dytë foli me dominimin e ‘Djajve të Kuq’, por u desh të pritet minuta e 69-të për të parë golin e parë të skuadrës.
Ishte sulmuesi i tyre kryesor, Zlatan Ibrahimovic, i cili shënoi një gol të bukur me kokë, pas një asistimi pa dashje të anglezit Wayne Rooney.
Pas këtij goli, të dy skuadrat patën edhe disa gjysmë-raste, por pa arritur të gjejnë golin dhe ndeshje përfundoi me fitoren e Unitedit.
Kjo ishte fitorja e parë e gjigantit anglez në Ligën e Evropës dhe tani renditet në vendin e tretë me tre pikë, teksa në ndeshjen e ardhshme do të takohet me turqit e Fenerbahces, ndërsa Zorya do të udhëtoj tek Feynoord.