Mbrojtësi i Manchester United, Lisandro Martinez është në garë me kohën për ta luajtur ndeshjen e parë kualifikuese me Argjentinën kundër Ekuadorit
Në pjesën e dytë të ndeshjes që Manchester United e humbi kundër Arsenalit, mbrojtësi u zëvendësua me Harry Maguire.
Pas ndeshjes, Martinez (25) u largua me avion për në Argjentinë nga Britania për të luajtur me Kombëtaren, duke bërë që ten Hag të mos dijë për shkallën e lëndimit të tij. Duke folur për ndonjë lajm të ri në lidhje me lëndimin e argjentinasit, trajneri i United tha në konferencë për shtyp që mbrojtësi më shumë gjasë nuk do të luajë kundër Ekuadorit por ai mund të paraqitet për të luajtur në ndeshjen kundër Bolivisë të martën e ardhshme.
“Licha, siç e dini, ka një problem me lëndim në shputë”, tha Scaloni për ueb-faqen e United. “Meqë ra fjala, ai ka pasur një operim më parë aty. Në ndeshjen e fundit, ai kishte dhembje dhe doli jashtë si masë parandaluese që mos të lëndohet përsëri. Mjekët kanë bërë disa studime dhe ai po ashtu. Ai do të jetë me ne nëse dëshirojmë ne të rrezikojmë më të ose jo. Është një situatë jo e mirë por ne kemi futbollistë që mund ta zëvendësojnë atë tek kombëtarja”, tha ai.
“Pra, nuk është e nevojshme ta rrezikojmë atë. Për çdo rast, nëse ai është gati, ne do të shikojmë se a do të luajë apo jo. Së pari, për ndeshjen kundër Ekuadorit është shumë shpejt, por do të shikojmë për ndeshjen e dytë”.
Udhëtimi i Argjentinës për në Botërorin e 2026 do të fillon me një ndeshje kundër Ekuadorit dhe pastaj kundër Bolevisë. Mbrojtësi i United nuk ishte titullar në Botëror në skuadrën e Scalonit pasi që ai preferon të startojë me dyshën Nicalas Otamendi dhe Cristian Romero.
Nëse mbrojtësi nuk luan në kualifikime të Argjentinës, më siguri ai do të jetë gati për të luajtur në ndeshjen që United e zhvillon më 16 shtator kundër Brightonit në shtëpi.