Site icon PrishtinaPress

United dëshiron ta shpërblejë me kontratë të re Aaron Wan-Bissakan

Manchester United raportohet se kanë filluar bisedimet me Aaron Wan-Bissaka për një kontratë të re afatgjate me skuadrën nga Old Trafford

Sipas The Telegraph, United është në diskutime për ta zgjatur kontratën me mbrojtësin e djathtë. 25 vjeçari, i cili ju bashkua klubit nga Manchesteri nga Crystal Palace më 2019 për një vlerë prej 50 milionë funtes, për momentin është në vitin e fundit të kontratës së tij ekzistuese. Megjithatë, United mund ta zgjasë atë edhe për një sezon tjetër, ku ka pasur bisedime që ajo të shtyhet mbi vitin 2025.

Me mbylljen e merkatos së verës fokusi i menaxhmentit tani ka ndërruar për të rinovuar kontratat me futbollistët e ekipit, të cilët kanë treguar potencial dhe vlera për skuadrën. Trajktorja e karierës së Wan – Bissakas është përmirësuar shumë nën urdhrat e menaxherit Erik ten Hag, kryesisht ai ka përmirësuar daljes në sulm.

Në sezonin e tanishëm, Wan-Bissaka ka luajtur një rol kyç duke bërë asistin që solli golin e fitores së United kundër Wolves në ndeshjen e parë dhe ka startuar në katër ndeshjet e Premier Ligës deri me tani. Ten Hag e ka lavdëruar Wan-Bissakan duke dhënë indikacione që menaxheri i United e mbështet kontratën afatgjate për futbollistin, e cila do të jetë plus katër vite.

Exit mobile version