Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi, lidhur me unifikimin e pagës primare dhe sekondare për stafin akademik të Fakultetit të Mjekësisë të UP-së, të cilët ushtrojnë shërbime shëndetësore të nivelit terciar.
Nënshkrimi i Marrëveshjes do të bëhet nga Ministrat Imet Rrahmani dhe Arsim Bajrami dhe Rektori Marjan Demaj.
Ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes mbahet në Ministrinë e Shëndetësisë, sot në ora 10:00.