Home Kulturë UNESCO dënon sulmet ruse në qendrën historike të Odessa

UNESCO dënon sulmet ruse në qendrën historike të Odessa

UNESCO dënoi me “ashpërsinë më të madhe” “goditjet barbare të forcave ruse” kundër qendrës historike të Odesës, e cila përfshihet në Trashëgiminë Kulturore Botërore të Njerëzimit dhe në veçanti Katedralen 200-vjeçare të Shndërrimit.

“Këto shkatërrime të tmerrshme shënojnë një përshkallëzim të ri të dhunës kundër trashëgimisë kulturore të Ukrainës,” tha drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s Audrey Azoulay.

“I bëj thirrje Federatës Ruse të marrë masa drastike për të përmbushur detyrimet e saj sipas ligjit ndërkombëtar për të mbrojtur trashëgiminë”, thuhet në deklaratën e saj. /abcnews.al

Exit mobile version