Site icon PrishtinaPress

“Unë s’po du me jetu ma”: Çfarë deklaroj burri që dyshohet se e vrau bashkëshorten me sëpatë në Prishtinë

Prishtinapress ka siguruar aktvendimin lidhur me rastin e I.G nga Prishtina i cili dyshohet se vrau bashkëshorten Sadijen 63-vjeçare me sëpatë në Prishtinë, i njëjti ka pranuar se ka vrarë bashkëshorten i shtyer nga gjelozia.

“Unë s’po du me jetu ma, po kërkojë me më mbytë dikush se kam bërë veprën dhe dua të vdes, kush e mbyt gruan me qëllim, ajo më ka sulmuar mua dhe unë e kam mbytë prej zori, fëmija njërën anë ajo në njërën anë, kam gjelozuar në të ajo e din pse po ashtu e din pse nuk kam dashtë me leju me shku në Shqipëri për ditën e flamurit se ajo ka qenë në kolektiv me një person që nuk dua me pa me të, bile kjo e ka majtë një muaj ditë në telefon foton e tij edhe unë gjithë kam dyshuar në të edhe pse ndoshta nuk ka pas asgjë ne atë punë por unë kam dyshuar, dhe ai i kam thane gruas hajde me mua nuk më ka ardh edhe as për krahi nuk më ka kap, ajo më thoshte “se me rrugaç nuk eci dhe kurrë nuk ka ardh me mu me shku dikund, ajo gjithmonë me thoshte rrugaç , komorxhi, hajn”. Në nateën kritike më ka sulmuar me fjale por jo me veprime, kur ka ndodh rasti ajo ka qenë fjete, unë alkoolin nuk e pijë po tregoj drejtë se jam esnaf por me kanë bo nervoz fëmija me të, natën kritike qe e kam mbytur gruan me ka thirr ne telefon djali prej Zvicrës, me tha baba “ku ke çka bone a pine makiato” edhe i thash” qyre djali im shënoje ketë numeër të veturës të regjistrimit te Prishtinës dhe shënoje dikun mbaje në mend se nëna jote e ka fshi atë foton, unë dy telefona i kam pas njerin pa kartelë dhe atu i kam qitë fotot e saj që ka fotografuar me telefon të vetë ajo dhe fotot e saj i kam marr dhe i kam qitë në telefon temin. Unë kam dyshuar që ajo fotot e veturës që kam gjetur në telefonin e saj se ajo veturë e ka marr gruan time.” Ka deklaruar i pandehuri ne seancën e datës 26.11.2022 para gjyqëtarit te procedurës paraprake Kushtrim Shyti./Prishtinapress.net/

Për me shumë detaje aktvendimi në vijim:

Exit mobile version