1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

“Unë s’kisha nejt në Kosovë”, Driton Selmanaj çohet në këmbë për t’i replikuar Kusari-Lilës

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është nervozuar gjatë diskutimit dhe replikave që ka pasur me deputetin e LDK-së, Driton Selmanaj, e i cili ka përmendur përgjimin rreth bisedës që Kusari-Lila ka pasur me Milan Radojicicin.

Kusari-Lila ka thënë se janë interpretime „fashiste“ të njerëzve me agjendë ato që sipas saj thonë se ajo ka biseduar për pensionet veteranëve me njerëz të prapolitikës, shkruan Express.

“Z. Selmani E boni një kollazh të përgjimeve të publikuara. Në cilën instancë është diskutu pensioni i veteranëve me dikënd të parapolitikës. Asnjë. Ato janë interpretime fashiste të individëve me agjendë. Ato s’kanë dalë nga ai diskutim. Ato janë interpretime mbi të cilat është ndërtu ky paragjykim”, ka thënë Kusari-Lila e tensionuar, raporton Express.

Pas saj e ka marrë fjalën deputeti Selmanaj, i cili është zgjuar në këmbë duke thënë se dëshiron ta shoh deputeten Kusari-Lila teksa flet.

Deputeti  i LDK-së i ka thënë Kusari-Lilës se po t’i kishte dalë atij një përgjim i tillë nuk do të kishte qëndruar në Kosovë.

“U çova në këmbë me e pa deputeten. Z.Deputete të kuptoj. Për besë mem pas dalë mue qato që tkanë dalë ty, unë në Kosovë s’kisha nejt. Keni ra në kurthën që ua keni ndërtu të tjerëve në vazhdimësi, përfshirë edhe mua. Por keni rënë vet, e ia pafshi hajrin kësaj pune edhe përgjimeve tjera që mund të dalin nesër“, ka thënë Selmanaj./GazetaExpress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img