Kur miliarderi i teknologjisë Elon Musk bëri një përshëndetje naziste para një turme republikane që nderonte inaugurimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, rrjetet sociale vërshuan me akuza se ai ishte nazist.
Por Elon Musk kohët e fundit adresoi polemikat rreth përshëndetjes së supozuar naziste, duke sqaruar veprimet e tij gjatë një paraqitjeje në podkastin e Joe Rogan.
Musk tha: “Shpresoj që njerëzit të kuptojnë se unë nuk jam nazist”, duke mbrojtur gjestin si të bërë në një frymë pozitive.
Ai theksoi më tej se të qenit nazist përfshin kryerjen e mizorive si gjenocidi dhe fillimin e luftërave, jo thjesht të bësh gjeste ose të adoptosh disa sjellje apo stile të modës.
Bëhet e ditur se gjesti i Elon Musk ka pasuar një reagim të gjerë, me shumë që e kanë akuzuar për promovimin e ideologjive fashiste.