Site icon PrishtinaPress

“Unë nuk bëj politikë me marrëdhëniet personale”- Edi Rama flet për raportin me Albin Kurtin

Kreu i qeverisë Edi Rama është prononcuar për herë të parë në lidhje me relatat që ka me kryeministrin e ri të Kosovës Albin Kurti, politikan me të cilin dikur Rama ndante një raport mjaft të afërt.

Në një intervistë për abcnews, kryeministri shqiptar duket se jo vetëm që nuk ndan më një relatë të ngrohtë me Albin Kurtin, por thotë se ndryshe prej tij, ai nuk bën politikë me marrëdhëniet dhe bisedat personale, një akuzë që Rama e përcjell pa shumë ‘zhurmë’ në tonin e tij të zërit.

 “Unë me Albini kam pasur në vijimësi komunikim, kur s’kam qenë dakord ia kam thënë, kur s’ka qenë ma ka thënë, por ndryshe nga ai, unë nuk bëj politikë me marrëdhëniet personale dhe me bisedat që shkëmbejmë më njëri-tjetrin. Më vjen mirë që ai të marrë përgjegjësin e kryeministrit dhe t’i jap Kosovës energjinë dhe freskinë që kanë kërkuar prej tij ata që e kanë votuar”,-tha Rama.

Rama ka folur gjithashtu dhe për marrëdhënies mes tij dhe Presidentit të Serbisë Vuçiç. Gazetari Idro Seferi është kujdesur që t’i vërë në dukje Ramës se jo të paktë janë ata që e kritikojnë për një “lidhje” të ngushtë mes tij e Vuçiç. Rama thotë se jo pak herë është lënduar nga këto “gënjeshtra, abuzime e shpifje”. Rama ka hedhur poshtë sërish pretendimin që e afishon politikën e tij kah atyre eksponentëve që kërkonin të zbatonin idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë.

Ai komentoi dhe deklaratën e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili u shpreh më herët se Rama i kishte bërë presion në Berlin që t’i hiqte taksën Serbisë. Kryeminstri tha se Haradinaj është gënjeshtar dhe se nuk ka bërë asnjë presion ndaj tij.

“Më kanë lënduar jo pak abuzimet, gënjeshtrat dhe shpifjet që janë bërë në adresën time me këtë marrëdhënie. Sepse kjo është një marrëdhënie e hapur dhe e drejtpërdrejtë dhe sigurisht është një marrëdhënie që asnjëherë nuk përjashton asnjëherë debatin e vazhdueshëm për të ardhmen e Kosovës. Absolutisht, mirëkuptimi me presidentin e Serbisë shtrihet dhe me faktin se ai ka mirëkuptuar se unë nuk mund të pushoj dhe nuk mund të ndryshoj qëndrim. Jam i lënduar që edhe figura të larta politike në Kosovë, se në Shqipëri këtë zakon kanë pasur gjithmonë. E kanë shënjestruar këtë marrëdhënie si një bazë për shpifje dhe gënjeshtra, sikur unë paskam qenë njeriu që kam promovuar ndarjen e Kosovës, sikur i paskam bërë presion ish-kryeministrit të Kosovës. Kjo gjë ka bërë që unë ta quaj publikisht siç e meriton, gënjeshtar”,-tha Rama

Rama, Zaev dhe Vuçiç zhvilluan një takim në kuadër të një marrëveshje e cila do të lehtësojë lëvizjen e mallrave dhe njerëzve në Shqipëri, Serbi dhe në Maqedoni të Veriut.

Exit mobile version