Site icon PrishtinaPress

“Unë me armë në dorë që të kam kapur ty”, kunati i Haxhiut i përgjigjet analistit duke publikuar fotografinë me kali

Analisti kosovar që frekuenton kryesisht studion e “Debat Plusit”, Dibran Hoxha, gjatë mbrëmjes së kaluar shënoi një status paksa thumbues ndaj Dardan Krasniqit, aktivistit të VV-së e ish-ushtarit të UÇK-së, e kunatit të Albulena Haxhiut që mori rrugë për në Finlandë.

Hoxha, me ironi pyeti nëse Krasniqi arriti shëndosh e rehat në veri të kontinentit.

Ky publikim mori shumë komente, ndërsa nuk mungoi as ai i vet Krasniqit.

Krasniqi, gjatë ditës së sotme, përmes opsionit të komenteve, iu kundërpërgjigj Hoxhës, duke thënë se ka arritur në Finlandë, ndërsa përshkrimit ia bashkëngjiti edhe një fotografi gjatë luftës me një kali.

“Po kam arritë mirë! (e ke në foto, unë me armë në dorë që të kam kapur ty ) Fal rrugës me airplane! Shumë e lehtë ishte sepse rrugët e mija nga 1997-2001 kanë qene e i kam kaluar me rreziqe! Nëpër male kufiri me kuaj nëpër mina – të gjata me plagë të larë me gjak (hajgare po bëjë)”, shkroi ndër tjerash ai.

Më poshtë edhe publikimi i plotë:

 

Exit mobile version