Site icon PrishtinaPress

“Unë jam problemi i vetëm i Bayern Munich?”, Tuchel thyen heshtjen

Thomas Tuchel ka folur pas zyrtarizimit të ndarjes së tij me Bayern Munchen në fundin e sezonit.

Drejtuesit e klubit bavarez njoftuan tifozët se 50-vjeçari nuk do të jetë më në pankinën e skuadrës në sezonin e ardhshëm.
“Nuk mendoj se jam unë problemi i vetëm. Dhe nuk jam i sigurt se kisha mundësi të vendosja në lidhje me ndarjen, pasi unë jam punonjës i klubit të Bayernit.

Sigurisht që unë nuk e kam problem të marr përsipër përgjegjësitë e mia në lidhje me ecurinë e skuadrës.

Përgjegjësit e tjerë? Drejtuesit e dinë se çfarë mendoj. Ua thashë privatisht, nuk kam ndërmend ta bëj edhe publikisht”, u shpreh trajneri.

Rekordmenët e futbollit gjerman pothuajse e kanë humbur titullin kampion (Bayer Leverkuseni ndodhet 8 pikë larg).

Fokusi është në Champions League, aty ku për t’u kualifikuar në çerekfinale duhet përmbysur humbja 1-0 ndaj Lazios.

Ndërkohë, e ardhmja e Tuchel pritet të jetë Anglia ku ka bërë shumë mirë dhe ka fituar Champions League me Chelsean. Gjermani është një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Manchester United.

Exit mobile version