1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

“Unë i them vetit trim, ama Muja..”, çka thoshte Adem Jashari për Mujë Krasniqin

Ish-luftëtari i ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramadan Selimi, së bashku me ish-luftëtarin tjetër të UÇK-së, Vesel Aruqi, kanë folur për betejën e Pashtrikut dhe rënien në pritë të pjesëtarëve të UÇK-së.

 

Para 25 vjetësh në këtë pritë u vra edhe e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij.

E gjersa po flisnin në studio të “FIVE” për rënien heroike të Krasniqit, Selimi ka treguar një rast që tregon për trimërinë e Mujë Krasniqit.,

Selimi ka theksuar se edhe vetë Komandanti legjendar, Adem Jashari, pohonte se Mujë Krasniqi ishte shumë trim.

“Më mujon ne jemi rrite bashkë. Ai ka qenë rreth 7 vite më ri i se unë dhe që nga fëmijëria të djalë është parë karakter shumë i fortë një person shumë i zhdërvjelltë… kohëve kur veç filluan celulat  para të UÇK-së, Muja radhitet në këto ceflua dhe formohet tamam si burrë dhe trim. E kanë kalitë edhe betejat. Në një rast mund të them në një ndje Adem Jashri pasi kthehet bashkë më Mujën nga një aksion thotë “burra unë i them vetit kogja trim, veç kur u fut Mujë Krasniqi, kogja u dashtë me matë vetën për me u futë edhe unë”. Është shquar si njeri trim, njëri i fjalës e i besës”, ka thënë Selimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img