-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

UNDP mbështetë Gjykatën Themelore në Mitrovicë

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të nënshkruajë një marrëveshje për të mbështetur Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

Iniciativa, e cila është pjesë e projektit të UNDP-së Sundimi i Ligjit dhe Qasja në Drejtësi, që financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë Norvegjeze, synon të mbështesë Gjykatën Themelore të Mitrovicës për të siguruar që shkresat e lëndëve dhe seancat gjyqësore janë në dispozicion në gjuhën shqipe dhe serbe duke kontribuar kështu në zbatimin e ligjit për gjuhët zyrtare dhe në përmirësimin e qasjes me kohë të drejtësisë për të gjithë.

Kjo do të arrihet përmes ofrimit të 10 përkthyesve shqiptarë dhe serbë në mbështetje të gjykatës.

Përfaqësuesja e Përhershme UNDP-së, znj. Alessandra Roccasalvo dhe Zëvendëskryetari i gjykatës Ali Kutllovci do të nënshkruajnë marrëveshjen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img