Komandanti në largim i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka takuar sot shefin e shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Millan Mojsilloviq, në Beograd.
Në njoftimin e KFOR-it thuhet se ata i ndanë pikëpamjet mbi situatën e sigurisë në të gjithë rajonin dhe bënë një pasqyrë të aktiviteteve të tyre të bashkëpunimit.
“Ata ripohuan rëndësinë e mbajtjes së komunikimit dhe dialogut të hapur, pasi ky është çelësi për konsolidimin e stabilitetit rajonal”, u tha në komunikatën e KFOR-it.
Takimi ishte pjesë e ndërveprimeve të rregullta të gjeneralmajor Ulutash me homologët e tij kryesorë ushtarakë në Kosovë e rajon.
Ulutash do të largohet nga drejtimi i KFOR-it më 11 tetor 2024. Ai do të pasohet nga gjeneralmajor Enrico Barduani nga Italia.