Komandanti në largim i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş dje në Bruksel ka takuar Komitetin Ushtarak të NATO-s, të cilin e ka informuar mbi gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.
Informimi i sotëm ishte pjesë e një vizite dy-ditore të Ulutaş, e cila përfshinte një informim për Këshillin e Atlantikut të Veriut dhe partnerët operativë dhe takime me zëvendëssekretarin e përgjithshëm në detyrë të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge dhe kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, admiral Rob Bauer.
Gjeneralmajor Ulutaş do të përfundojë mandatin e tij më 11 tetor dhe do të pasohet nga gjeneralmajor Enrico Barduani nga Italia.