Site icon PrishtinaPress

“Ulje të TVSH-së në 8%”: Haradinaj prezanton një sërë zotimesh për sektorin e gastronomisë

Kandidati i koalicionit AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, është zotuar se sektori i gastronomisë do të ketë mbështetje konkrete dhe të menjëhershme.

Ulje e TVSh-së në 8% për 4 vite në sektorin e gastronomisë, reduktim të tarifave në produktet bazë për gastronomi, ulje të normave tatimore në paga dhe fitim nga 10% në 9%, sistem të ri të pagesave tatimore me pasdhënie me këste, ndryshim të Ligjit për Zhurma për të mbrojtur bizneset dhe ligj të ri për duhanin sipas sistemit FUMAR – me zona të ndara dhe tarifa të përcaktuara ishin zotimet e shpalosura nga Haradinaj për të cilat tha se “do të sjellin rritje të formalitetit, përmirësim të kushteve të punës, siguri juridike për investime, mbrojtje të bizneseve nga arbitrariteti dhe rritje të të ardhurave për shtetin.”

Postimi i plotë:

Exit mobile version