2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Ulet numri i aksidenteve me fatalitet në vendin e punës në Kosovë, në 2024-ën asnjë rast

Inspektorati i Punës ka dal me njoftim se ka pasur ulje të aksidenteve me fatalitet në vendin e punës për periudhën janar – qershor në tre viteve të fundit.

Gjatë vitit 2022 janë regjistruar gjashtë aksidente me fatalitet, në vitin 2023, nëntë aksidente me fatalitet ndërsa në vitin 2024 nga është regjistruar asnjë aksident me fatalitet në vendin e punës.

“Përmirësim i Rëndësishëm në Sigurinë në Vendin e Punës! Jemi të lumtur të njoftojmë një ulje të jashtëzakonshme të aksidenteve me fatalitet në vendin e punës për periudhën janar – qershor gjatë tre viteve të fundit.  2022: 6 aksidente me fatalitet, 2023: 9 aksidente me fatalitet, 2024: 0 aksidente me fatalitet”,  thuhet në njoftimin e IP-së.

Sipas inspektoratit, ky sukses është arritur falë dy faktorëve kryesorë: Rritja e numrit të inspektimeve dhe prania në sektorët me rrezik të lartë.

“Rritja e numrit të inspektimeve: Kemi trefishuar numrin e inspektimeve në vendin e punës për të siguruar zbatimin e rregulloreve të sigurisë”.

“Prania në sektorët me rrezik të lartë: Inspektorët tanë të punës kanë mbajtur një prani të fortë në sektorët me rrezik të lartë, duke ofruar udhëzime dhe duke zbatuar standardet e sigurisë”.

“Këto përpjekje kanë dhënë rezultat, duke krijuar një mjedis pune më të sigurt për të gjithë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img