-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ukshinaj: Ai që kreu masakra në Kosovë, u dënua për vjedhje të veturave

Drejtësia për mijëra viktima e për terrorin serb në Kosovë edhe pas 24 vitesh, akoma nuk është vendosur.

Një ndër ta që u angazhua shumë në këtë aspekt, është edhe Amrush Ukshinaj i cili në emisionin “n’Demos” mes dëshprimit dhe optimizmit u shpreh se kriminelët që kryen krime në Kosovë, lëvizin akoma të lirë, derisa e ka quajtur edhe si dështim punën e organeve të drejtësisë në vend dhe atyre ndërkombëtare.

“Nipi i Millan Stojkoviqit ka ardh me ushtri e na ka vra me 1 prill. Millan Ivanoviq është djali i qikës së Millan Stajkoviq, i ka 22 vepra penale mas lufte në Kosovë, është dënuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë me katër vite e gjysmë burgim për vjedhje të veturave, Ilmi Zhitia ka qenë prokuror në atë kohë, e na thoshte qëkaq kemi kompetenca ne”, është shprehur Ukshinaj, shkruan GazetaDemos.

Sipas tij, ishte koha e UNMIK-ut, e që kur kishte bërë ankesë për me ia shtu vitet e dënimit, por që ai ishte liruar tërësisht.

Për veprimtarinë e tij ka folur akoma më shumë Ukshinaj, e që mund ta ndiqni rrëfimin e plotë në videon e mëposhtme:

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img