0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

UKSHIN KOVAÇICA, KY HERO I KOMBIT!

Ukshin Kovaçica u lind në Bajgorë, nga një familje e njohur me traditë atdhetare. Ukshini me familje nga fshati Bajgorë ishte shpërngulur në Kovaqicë. Në këtë fshat dikur kanë jetuar disa familje serbe të ardhura nga Mali i Zi të cilat më vonë ishin shpërngulur në fshatin Bivolak dhe Gllavotin, komuna e Vushtrrisë. Këtu (në Kovaqicë) Ukshini jetoi, kaloi rininë e hershme dhe zhvilloi veprimtarinë e tij patriotike, në kullën e tij të ndërtuar prej guri, e njohur për mikpritje dhe rezistencë kombëtare.

Në këtë kullë pati shumë takime me krerë të njohur të kombëtarë. Me ardhjen e pushtetit gjerman ishte emëruar komandant i gjandarmërisë gjermane në stacionin e gjandarmërisë në fshatin Karaçë (Vushtrri), më vonë edhe në fshatin Gojbulë dhe Sllatinë. Gjatë kësaj periudhe si komandant i gjandarmërisë gjermane , ishte mjaft i njohur në mesin e popullatës për kujdesin dhe mbrojtjen e shqiptarëve, të cilët në këtë kohë jetonin në kushte të vështira të pas luftës . Gjatë luftës partizane komuniste, në fillim ishte bashkuar në këto radha , për të luftuar forcat reaksionare- serbo çetnike, mirëpo shpejt e kishte kuptuar qëndrimin e padrejtë dhe antishqiptar të pushtetit komunist çetnik, prandaj merr armën dhe del në mal, bashkohet me luftëtarët e rezistencës kombëtare, në krye me komandantin Ahmet Selaci, i cili si komandant i “Divizionit të Ibrit” ishte i njohur në këtë periudhë kohore në aksionet e rrufeshme kundër armikut .

Shquhet aksioni i Ahmet Selacit në vendin e quajtur “Reka e Kovaçicës” ku në këtë aksion ishin vrarë shumë partizanë serbë dhe bullgarë nga radha partizane komuniste . Ai si komandant udhëhoqi dhe luftoi deri në momentet e fundit të jetës kundër forcave komuniste çetnike bashkë me Ukshin Kovaqicën, Smail Sfarçën e të tjerë luftëtarë të rezistencës kombëtare…

Në shkurt të vitit 1947 Ukshin Kovaçica me Ahmet Selacin , Smail Sfarçën e luftëtarë të tjerë qarkullonin në hapësirën e fshatit Vllahi dhe Cerajë të Mitrovicës . Një ditë ishte zbuluar vendqëndrimi i tyre nga forcat partizane komuniste dhe ishin rrethuar . Mirëpo nga bunkeri që e kishin ndërtuar kishin bërë rezistencë të madhe dhe kurrqysh armiku nuk kishte arritur që ta mposht dhe ta pushtojë këtë fortifikatë me luftëtarët e rezistencës kombëtare. Armiku ishte përpjekur me metoda të ndryshme të ndikojë në dorëzimin e tyre, por nuk kishte arritur që të lëkund qëndrimin e paluhatshëm të luftëtarëve të rezistencës kombëtare , prandaj kishte vazhduar lufta.

Në këto përleshje të ashpëra vriten shumë partizanë serbë komunist, por në fund vriten edhe luftëtarët e rezistencës kombëtare: Ukshin Kovaçica, Ahmet Selaçi, Smail Sfarça, Hashim Kovaçica ( i biri i Ukshinit) e të tjerë sepse të gjallë nuk kanë pranuar të dorëzohen…
Shaban Musa nga Bajgora me vendbanim në Vushtrri tani pensionist, dikur punëtor në Drejtorinë për Pylltari në Vushtrri gjithashtu tregon se si babai i tij, Hajrizi i kishte shpjeguar vendvarrimin e tyre në oborrin e Drejtorisë për Ekonomi dhe Pylltari në Vushtrri dhe kur trupin e pajetë të Ukshin Kovaçicës e kishin bartur nëpër Vushtrri dhe më në fund para shtëpisë së kulturës “Partizan” e kishin lëshuar për toke për ta shikuar populli se me të vërtetë është vrarë Ukshin Kovaçica .

Disa serbë të pranishëm e kishin fye Ukshinin e vrarë dhe kishin manifestuar, për t’i kthyer tjetri që ishte afër: “Kur ka qenë gjallë nuk keni pasur guxim as t’i afrohen e tashti lehtë e keni…”
Ndërsa Halit Kërrtoku dëshmitar i gjallë i kësaj periudhe ( i ndjekur dhe ish i burgosur nga forcat komuniste) i lindur me 1921, me vendbanim në Vushtrri dhe Idriz Mengjiqi i lindur në Lupç të Epërm, komuna e Prishtinës, me vendbanim në Vushtrri të cilët kishin parë dhe përjetuar ngjarje të rënda dhe të vështira gjatë kësaj periudhe të luftës kundër forcave partizane komuniste serbe, shpjegojnë gjithashtu se si e kishin sjellë Ukshin Kovaçicën, trupin e pajetë të tij në Vushtrri para Shtëpisë së Kulturës “Partizan”, për të treguar momentin kur një malazez, dhëndër i Bogdan Osmokroviqit nga Vushtrria e kishte qëlluar me shkelmë trupin e pajetë të Ukshinit, për ta çartuar Ratko Staltukoviqi se tashti për se vdekuri e ka lehtë, sepse kur ishte i gjallë s’ka guxuar të ndihet dhe të afrohet’’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img