MANPAD RBS 70 është një armë e fuqishme suedeze, që i është dhënë brigadës së 47-të të motorizuar të ushtrisë ukrainase.
Ata kanë arritur që me këtë armë të rrëzojnë tetë helikopterë rusë Ka-52 dhe një Su-25.
E një prej këtyre sulmeve është dokumentuar me video, ku shihen se si predha e shkrepur nga ushtarët ukrainas godet helikopterin e ushtrisë ruse në jug të Ukrainës.
Helikopteri rus ishte i shoqëruar nga dy tjerë por që ata shpëtuan, kurse helikopteri i tretë nga goditja direkte shpërthen dhe bie në tokë.
Në videon amatore, ushtarët ukrainas përcjellin për pak minuta fluturimet e helikopterëve dhe pasi e fut në objektiv, njërin prej tyre e godasin në ajër.
Ushtarët e Kievit shihen se si me krenari shfaqin këtë moment dhe rrëzimin e fluturakes së përfshirë nga zjarri, që po digjej në një fushë të gjelbëruar.
Videon mund ta shikoni KETU.