Site icon PrishtinaPress

Ukrainasit hakojnë kanalet televizive ruse, shfaqin humbjet e ushtrisë së Putinit

Inteligjenca ukrainase “hakoi” kanalet televizive ruse dhe tregoi të vërtetën e luftës.

Këtë deklaratë e kanë bërë të ditur burimet e inteligjencës ukrainase, ku sipas tyre specialistët kibernetikë nga GUR sulmuan serverët e kanaleve televizive ruse.

Videot u shfaqën tri herë në kanalet televizive raporton mediumi RBC-Ukraine.

Siç pretendohet, kanalet e sulmuara janë pjesë mediatike të kontrolluara nga biznesmeni rus, Andrey Komarov.

Nga ky sulm një sërë kanalesh televizive ruse u detyruan të ndalonin transmetimin për një kohë të gjatë.

Exit mobile version