Ukraina ka raportuar për sulme të reja me raketa mëngjesin e kësaj të enjteje, ndërsa shpërthimet janë dëgjuar në disa qytete.
Autoritetet kanë thënë se shpërthimet vijnë nga sistemet e mbrojtjes ajrore që rrëzojnë raketat në hyrje.
Këshilltari i zyrës presidenciale Oleksiy Arestovych shkroi në Facebook se më shumë se 100 raketa po vinin, dhe alarmet e sulmit ajror mund të dëgjoheshin në të gjithë vendin.
Shpërthime u dëgjuan në Kiev, Zhytomyr dhe Odesa, sipas një korrespondenti të Reuters dhe raporteve të mediave lokale.
U njoftuan ndërprerje të energjisë në rajonet Odesa dhe Dnipropetrovsk, me qëllim minimizimin e dëmeve të mundshme në infrastrukturën energjetike./Prishtinapress/