2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Ukraina trajnon 40 mijë trupa të reja për një kundërofensivë kundër Rusisë

Ukraina ka thënë se do të përdorë tetë brigada të reja, me gjithsej 40,000 ushtarë, gjatë një kundërofensive kundër Rusisë në javët ose muajt e ardhshëm.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, brigadat e reja, të krijuara nga Ministria e Brendshme, do të luftojnë së bashku me njësitë e rregullta të ushtrisë të mbështetura nga tanke të reja beteje perëndimore dhe mijëra trupa të reja të trajnuara nga ushtritë aleate jashtë Ukrainës.

Njësitë kanë përfituar nga një fushatë agresive rekrutimi në mediat sociale dhe tabela me synimin për të tërhequr vullnetarë shumë të motivuar.

Forcat e Ukrainës janë përballur me një sulm rus për muaj të tërë në qytete si Bakhmut në lindje, ku mijëra ushtarë kanë vdekur – ndonëse Kievi nuk i bën të ditur humbjet e tij ushtarake.

Lajmi vjen në ditën kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Poloninë fqinje, teksa ai fillon një vizitë zyrtare te një aleat i ngushtë që ka nxitur mbështetjen ushtarake dhe politike perëndimore për Kievin.

Bëhet fjalë për një vend si Polonia që ka pranuar më shumë se një milion refugjatë ukrainas gjatë 13 muajve të fundit të luftës.

Anëtari i NATO-s ka luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në bindjen e fuqive të tjera perëndimore për të furnizuar Ukrainën me tanke luftarake dhe armatime të tjera.

Ndërkohë forcat e armatosura të Ukrainës kanë thënë se kishin zmbrapsur 45 sulme ruse gjatë 24 orëve të fundit ndërsa luftimet u ndezën në dhe rreth qytetit Bakhmut.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img