Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës ka thënë se ka të dhëna që Rusia ka përdorur raketa me rreze të gjata të cilat kanë origjinën nga Koreja e Veriut.
Sipas tyre, këto lloj raketash janë përdorur në disa sulme vdekjeprurëse në Ukrainë, raporton CNN.
Ky shërbim thotë se hetimet e tyre gjetën municione të cilat ishin “raketa balistike Hwasong-11 të cilat janë prodhim i Republikës Popullore Demokratike të Koresë”.
Forcat ruse thuhet se kanë flakur mbi 20 raketa të tilla në Ukrainë, nga të cilat kanë mbetur të vdekur 24 civilë dhe janë kënduar mbi 100 të tjerë.