Ukraina thotë se deri më tani prej kur ka filluar konflikti ia ka vrarë Rusisë 158 mijë personel ushtarak.
Lajmi u bë ditur nga ministria e mbrojtjes ukrainase në një postim në Twitter, në të dhënat e përditësuara.
Përveç kësaj, Ukraina thotë se ia ka shkatërruar 3,458 tanke, 6,762 mjete luftarake të blinduara e 2,483 artileri.
Tashmë janë bërë më shumë se 1 vit kur filloi konflikti.
Luftimet më të ashpra janë duke u zhvilluar në qytetin Bakhmut ku Rusia po tenton prej muajsh për ta uzurpuar.