2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Ukraina thotë se ka vrarë 1,000 rusë në 24 orët e fundit

Ukraina mbetet e mbyllur në lidhje me avancimin e forcave të saj në territorin rus, por ministria e saj e mbrojtjes ka publikuar shifrat e fundit në lidhje me viktimat ruse.

Në 24 orët e fundit, Kievi pretendon se ka pasur më shumë se 1000 viktima ruse – të ngjashme me ditët e mëparshme, raporton “SkyNews”, transmeton Klankosova.tv.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur forcat ruse kanë vazhduar të ndërmarrin ofensiva përgjatë vijës së frontit me artileri të rënda, ndërkohë që situata në Kursk është në zhvillim e sipër.

Rusia në mënyrë të ngjashme thotë se po u shkakton viktima të rënda forcave ukrainase.

Në anën tjetër, Moska ka filluar transferimin e forcave shtesë në rajonin e Kurskut në përgjigje të inkursionit të madh të Ukrainës, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes.

Kolona me sisteme raketash, artileri dhe tanke po shkojnë aktualisht në zonë, sipas “SkyNews”.

Një gjendje e jashtëzakonshme federale është shpallur në rajonin Kursk, i cili kufizohet me rajonin Sumy të Ukrainës.

Forcat ruse janë duke luftuar me trupat ukrainase për tre ditë pasi trupat e Kievit hynë në kufi.

Mendohet se rreth 1000 trupa ukrainase kaluan kufirin në orët e para të së martës me tanke dhe automjete të blinduara, të mbështetur nga dronë dhe artileri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img