Site icon PrishtinaPress

Ukraina tërheq kontingjentin e saj ushtarak nga KFOR-i në Kosovë

Ukraina po tërheq 40 ushtarë që janë pjesë e KFOR-it në Kosovë, njoftuan Forcat e Armatosura të Ukrainës.

“Deri më sot, kontingjenti kombëtar i Forcave të Armatosura të Ukrainës, i përbërë nga 40 ushtarë, ndodhej në Kosovë”, njoftoi ushtria ukrainase.

Tërheqja e ushtarëve ukrainas nga Kosova, siç thuhet, bëhet në përputhje me Dekretin e Presidentit të Ukrainës të datës 7 mars.

“Kthimi i kontigjentit kombëtar të Ukrainës do të nënkuptojë një ndërprerje të përkohshme të pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it”, njoftoi Komanda e Forcave të Përbashkëta të NATO-s.

Menjëherë pas hyrjes së KFOR-it në Kosovë, ushtarët ukrainas janë dislokuar në zonën e komunës së Shtërpcës.Ndryshe, Ukraina që prej 24 shkurtit po përballet me bombardimet e vazhdueshme të agresorit rus.

Exit mobile version