Ukraina ka shkatërruar 31 raketa që ishin nisur nga Rusia në drejtim të Kievit në orët e vona të së mërkurës, raporton BBC.
Të paktën 17 persona, përfshirë fëmijë, janë lënduar nga copat e raketave të shkatërruara, kanë njoftuar autoritetet ukrainase.
Ky është sulmi më i madh i Rusisë në javët e fundit dhe pason kërcënimin nga Moska se do të hakmerret ndaj Ukrainës për sulmet që i ka kryer në zonat kufitare.
Sulmi rus ka ngjallur thirrjet e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy për më shumë armatim nga aleatët perëndimorë.
Deri në këtë fazë nuk është e qartë se cili ka qenë caku i Rusisë.