1.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Ukraina përgatitet për dimër pa energji e ngrohje

Ushtarë nga radhët e separatistëve ukrainas të sapo liruar pas një shkëmbimi të burgosurish me ushtrinë ukrainase. “Unë ende nuk mund ta besoj se jam në shtëpi. Ishte kaq e tmerrshme, nuk do t’ia uroja askujt”, thotë ish-robi i luftës, Maxim Chekanov.

Luftëtarët u liruan gjatë një shkëmbimi të burgosurish më 3 nëntor, ku të dy palët liruan nga 107 robër secili. Shkëmbimet e të burgosurve kanë qenë të rregullta gjatë lutës.

Në Amvrosiivka, një qytet me 18,000 banorë afër kufirit me Rusinë, Denis Pushilin, kreu i administratës së instaluar nga Rusia në rajon, përshëndeti luftëtarët e kthyer. Disa nga ushtarët u përlotën ndërsa u bashkuan me anëtarët e familjes.

Në krahun tjetër të frontit banorët po jetojnë në mes të shkatërrimit të tmerrshëm dhe pranisë së madhe ushtarake ukrainase. Qyteti i Siversk shtrihet vetëm disa kilometra larg territorit të pushtuar nga Rusia në rajonin lindor të Donetskut, transmeton Klan News. Rruga qendrore është e mbuluar me kratere masive të mbetura pas sulmeve me raketa. Pavarësisht vështirësive, disa banorë mbeten të vendosur të kalojnë dimrin me ato burime që kanë.

“Është e tmerrshme. Banesa jonë është shkatërruar… Prej të paktën gjashtë muajsh jetojmë pa energji, pa ujë e gaz”, tha pensionistja 60-vjeçare Valentyna Kozakova.

Situata mund të përkeqësohet edhe në Kiev. Kryetari i bashkisë Vitali Klitschko tha se qyteti po përgatitet për ndërprerje të plotë të energjisë, ngrohjes dhe ujit. Rrjeti i energjisë dhe infrastruktura e shpërndarjes së ujit në Kiev dhe rrotull tij janë shënjestruar nga sulmet ajrore ruse.

“Sa do të rezistojmë varet nga sa mirë jemi të përgatitur për skenarë të ndryshëm. E ardhmja e vendit tonë dhe e ardhmja e çdo qytetari varet nga kjo. Kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi të përgatitur për të evakuuar të gjithë qytetin,” tha Klitschko.

Klitschko akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për shënjestrimin e qëllimshëm të infrastrukturës civile. Burimet e tanishme të prodhimit të energjisë qeveria e Ukrainës i përdor me përparësi për të furnizuar rrjetin hekurudhor, që ndryshe konsiderohet gjaku i luftës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img