3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ukraina nis bisedimet për zgjatjen e marrëveshjes për eksportin e grurit

Kievi ka nisur bisedimet online me partnerët për zgjatjen e marrëveshjes për grurin në Detin të Zi, tha një burim i lartë i Qeverisë së Ukrainës.

Burimi tha se Ukraina nuk ka zhvilluar diskutime me Rusinë, e cila bllokoi portet e Detit të Zi të Ukrainës pas pushtimit të saj vitin e kaluar, por tha se Kievi e kupton që partnerët duhet të bisedojn edhe me Moskën.

Marrëveshja e grurit mes Ukrainës dhe Rusisë, e cila u arrit me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë, do të skadojë më 18 mars, nëse palët nuk bihet dakord për një zgjatjen e saj.

Kjo marrëveshje, cila lejon eksportin e sigurt të grurit nga portet e Ukrainës, u arrit në muajin korrik të vitit të kaluar.

Përmes saj, u krijua një korridor i mbrojtur transiti detar dhe u projektua për të lehtësuar mungesat globale të ushqimit duke lejuar rifillimin e eksporteve nga tri porte në Ukrainë.

Ukraina është prodhuesi i shtatë më i madh i grurit në botë dhe parashikohet të jetë eksportuesi i pestë më i madh.

Eksportet e grurit përbëjnë burime të rëndësishme të të ardhurave për Ukrainën, sidomos pas shkatërrimit të ekonomisë së saj prej shpërthimit të luftës.

Një bllokadë eventuale në eksportet ukrainase të grurit do të ndikonte po ashtu në rritje të çmimeve edhe inflacion edhe më të lartë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img