1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Ukraina merr vendim lidhur me ofertën ruse për neutralitet “të modelit austriak”

Një këshilltar i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë për mediat lokale se propozimi i Rusisë që Ukrainë të ketë një neutralitet “të modelit austriak” është i papranueshëm për vendin.

Mykhailo Podoliak, anëtar i ekipit negociator ukrainas, theksoi se çdo marrëveshje paqeje me Rusinë duhet të bëhet me kushtet që ruajnë sovranitetin e Ukrainës.

“Unë e kuptoj përpjekjen e palës tjetër që të qëndrojë proaktive në procesin e negociatave. Prandaj flasin për neutralitet të modelit austriak apo suedez. Por, Ukraina është tani në një fazë lufte direkte me Rusinë”, deklaroi Podoliak.

“Për këtë arsye, modeli mund të jetë vetëm ukrainas dhe vetëm me garanci ligjore. Nuk ka vend për modele apo opsione të tjera”, shtoi këshilltari i Zelenskyt.

Më herët gjatë ditës së sotme, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia ishte e hapur ndaj një marrëveshjeje paqeje, në të cilën Ukraina do të mbante ushtrinë dhe flotën e saj, si Austria dhe Suedia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img