3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ukraina fton republikanin DeSantis për vizitë, pas komenteve mohuese të agresionit rus

Ukraina ka ftuar guvernatorin amerikan të Floridas, Ron DeSantis për vizitë, pasi që ai cilësoi agresionin rus si “konflikt territorial”.

DeSantis pritet të garojë për president në vitin 2024 dhe i bëri këto komente në përgjigjje të pyetjeve të dërguara nga konkurrentët republikanë.

Ish-kongresmeni tha se përkrahja e vazhdueshme e Amerikës për Ukrainën nuk ishte në “interesa thelbësore kombëtare”. Prandaj, senatorët republikanë e kritikuan për këto komente.

Edhe shumë nga ligjvënësit e lartë akuzuan DeSantis për mohim ose minimizim të krimeve të luftës të Rusisë në Ukrainë dhe thanë se agresioni i Moskës nuk duhet të mohohet.

DeSantis nuk ka njoftuar zyrtarisht qëllimin e tij për të sfiduar ish-presidentin Donald Trump për nominim republikan, por ka ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të kuptuar se do ta bëjë.

Në përgjigjjen e tij në pyetjet e gazetarit të Fox Neës, Tucker Carlson, ai tha:

“Përderisa SHBA ka disa interesa thelbësore kombëtare – si sigurimi i kufijve tonë, adresimi i krizave për gatishmëri brenda ushtrisë sonë, arritje të sigurisë dhe pavarësisë energjetike, dhe kontrollimin e fuqisë ekonomike, kulturore dhe ushtarek te Partisë Komuniste Kineze – të ngatërrohemi edhe më tutje në një konflikt territorial midis Ukrainës dhe Rusisë nuk është njëra nga to”.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme ukrainase, Oleg Nikolenko kritikoi komentet e DeSantis dhe e postoi në Tëitter ftesën e tij për republikanin të martën.

“Ne jemi të sigurtë se si ish-zyrtar ushtarak i dërguar në zona lufte, guvernatori Ron DeSantis e di mirë dallimin midis konfliktit dhe luftës. Ne e ftojmë ta vizitojë Ukrainën dhe ta kuptojë më thellë agresionin rus dhe kërcënimet që ka për interesat e SHBA-së”, tha Nikolenko.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img