Sot shënohet dita vjetore e pavarësisë së Ukrainës – e treta që nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022.
Nuk janë planifikuar fishekzjarre, parada apo koncerte – përkundrazi, ukrainasit po e shënojnë ditën me përkujtime për civilët dhe ushtarët e vrarë në luftë.
Presidenti Volodymyr Zelensky, mbajti gjithashtu një fjalim plot pasion, duke thënë: “Pavarësia është heshtja që përjetojmë kur humbasim njerëzit tanë”.
“Pavarësia zbret në strehë gjatë një sulmi ajror, vetëm për të duruar dhe ngritur përsëri dhe përsëri për t’i thënë armikut: Nuk do të arrish asgjë”, shtoi ai, raporton Sky News