1.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Ukraina fajëson Rusinë për sulmet me raketa në Dnjipro

Të paktën nëntë persona janë plagosur, përfshirë dy fëmijë, pasi raketat kanë goditur dy ndërtesa në qytetin lindor të Ukrainës, Dnjipro, kanë thënë zyrtarët.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se edhe ndërtesa e Shërbimit ukrainas të Sigurisë (SBU) është goditur, po ashtu.

Ai e ka fajësuar Rusinë për “terrorin me raketa”.

Presidenti ukrainas e ka postuar një video në Telegram, në të cilin shihet tymi duke dalë nga ndërtesat e dëmtuara si dhe zjarri në afërsi.

Zelensky ka thënë se ka zhvilluar takime urgjente me SBU-në, Ministrinë e Brendshme, shërbimet e emergjencës dhe zyrtarët lokalë, pas incidentit.

Kryetari rajonal, Serhiy Lysak, ka thënë se dy fëmijë, të moshave 14 dhe 17 vjeç, janë në mesin e të plagosurve, por që tani janë duke u trajtuar në shtëpi.

Njoftimi për këto sulme vjen pasi Rusia ka thënë të premten se i ka rrëzuar dy raketa ukrainase në rajonin e saj jugor, Rostov, që gjendet në kufi me Ukrainën.

Moska ka thënë se 15 persona janë plagosur, si pasojë e rënies së mbetjeve të raketave.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, raketa e parë S-200 ka pasur synim që t’i sulmojë ndërtesat e banueshme” në qytetin me rreth 250.000 banorë.

Radio Evropa e Lirë nuk i ka verifikuar këto pretendime në mënyrë të pavarur.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /REL/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img