Site icon PrishtinaPress

Ukraina dhe Rusia takohen sot në Turqi, pjesëmarrës do të jetë edhe Erdogan

Përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë mbajnë të martën bisedimet e paqes.

Delegacionet kanë arritur në Stamboll të Turqisë. Delegacioni i Ukrainës udhëhiqet nga ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, dhe këshilltari presidenciali, Mikhail Podolyak.

Kievi tha se prioritet i tyre është arritja e një armëpushimi.

Takimi sy më sy midis delegacionit ukrainas dhe rus do të zhvillohet në prani të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Takimi është planifikuar të nisë në ora 10:00 sipas kohës lokale.

Ndërkaq, delegacioni i Rusisë po kërkon që Ukraina të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO, një çështje që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se është i gatshëm të bëjë kompromis.

Çështje të tjera që pritet të diskutohen është fati i dy rajoneve lindore të Ukrainës – Donjecku dhe Luhansku – por edhe statusi i Krimesë, gadishull të cilin Moska e ka aneksuar në mënyrë të paligjshme më 2014./Rel/

Exit mobile version