-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ukë Rugova përballë gjyqit

Sot në Gjykatën e Prishtinës pritet të vazhdojë procesi gjyqësor në gjykimin ndaj Ukë Rugovës.

Pas një viti pauzë, sot pritet që më në fund në Gjykatën e Prishtinës të vazhdoj procesi gjyqësor në gjykimin ndaj Ukë Rugovës nën dyshimet se ishte pjesë e një grupi që furnizonin individë me viza Schengen të BE-së nga Ambasada italiane në Prishtinë, të cilat janë marrë në mënyrë të paligjshme ose përmes korrupsionit

Kur kanë kaluar më shumë se një vit qëkur është mbajtur seanca e fundit ndaj Ukë Rugovës, Gjykata Themelore e Prishtinës më në fund ka caktuar seancën e këtij gjykimi.

Që nga koha kur EULEX-i e ka përfunduar mandatin në Kosovë dhe pasi që lënda është transferuar te gjyqtarët vendorë nuk është mbajtur asnjë seancë gjyqësore.

Më 30 janar të vitit të kaluar, KALLXO.com raportoi se EULEX kishte hequr dorë nga gjykimi i këtij rasti, duke e transferuar atë te vendorët.

Sipas aktakuzës së përpiluar nga Prokuroria Speciale, Ukë Rugova ishte pjesë e një grupi qëllimi i të cilit ishte përfitimi material, duke furnizuar individë me viza Schengen të BE-së nga Ambasada italiane në Prishtinë, të cilat janë marrë në mënyrë të paligjshme ose përmes korrupsionit.

Sipas aktakuzës plot 556 viza Schengen ishin marrë nga Ambasada e Italisë në Prishtinë në lidhje me aktivitetet e grupit.

Së bashku më Ukë Rugovën në këtë rast janë të akuzuar edhe 20 persona të tjerë, ndër ta edhe ish-ministri Astrit Haraqija.

Të akuzuarit e këtij rasti janë deklaruar të pafajshëm duke mohuar pretendimet e Prokurorisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img