1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ukaj: NATO ia ka bërë të qartë Kurtit se “do të veprohet” nëse ura hapet pa koordinim

Sipas analistit Fidan Ukaj, NATO ia ka bërë të qartë kryeministrit Albin Kurti, duke e paralajmëruar se nëse ura hapet pa koordinim, do të veprohet dhe se “veprimi i NATO-s nënkupton vendosjen e telave me gjemba”.

“Në fakt ura do të hapej më 20 janar të vitit 2017, mirëpo vlerësimet e komponentëve të sigurisë e kanë shtyrë deri në këtë kohë, tanimë është një gjendje krejt tjetër, është një gjendje ndryshe nga koha e 20 janarit të 2017-tës, megjithatë vlerësimet e komponentëve të sigurisë, po e shtyjnë”.

“Mendoj që këto vlerësime të sigurisë kanë qenë kruciale, që ura akoma nuk është hapur, e poashtu të jetë kruciale edhe në hapjen e saj dhe mendoj që NATO, KFOR-i i ka dhënë një mesazh shumë të qartë edhe kryeministrit Kurti se nëse eventualisht pa koordinim provon me e hap urën, atëherë ne do të veprojmë dhe veprimi i NATO-s nënkupton vendosjen e telave me gjemba”, ka deklaruar ai në “Info Magazinë” të Klan Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img