9.4 C
Pristina
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Uk Lushi: Zero janë pritshmëritë e mia nga prokuroria serbe për zbardhjen e vrasjes së vëllezërve Bytyqi

Uk Lushi, bashkëluftëtar i vëllezërve Bytyqi, ka thënë që nuk ka pritshmëri nga prokuroria serbe për zbardhjen e vrasjes së tyre.

“Pritshmëritë e mia nga prokuroria serbe janë zero. Ato kanë nisur të rriten pak nga angazhimi i shtetit amerikan, në rastin konkret të ambasadës amerikane në Beograd dhe shpresoj që ky angazhim do të rritet në nivele më të larta, deri te niveli i presidencës amerikane, për arsye se janë vrarë tre amerikanë dhe këta janë vrarë dy herë nga shteti i Serbisë – një herë pse janë amerikanë dhe herën e dytë pse ishin shqiptarë”.

Lushi në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që prokuroria serbe ka bërë hetime edhe më përpara dhe të gjitha dëshmitë dhe faktet sipas tij, i din presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Prokuroria duhet të shkojë dhe ta intervistojë Vuçiqin. Prokoruria serbe ka bërë hetime edhe më përpara dhe të gjitha dëshmitë dhe faktet dhe evidencën i din presidenti i Serbisë, Vuçiq i cili ka qenë anëtar i qeverisë serbe ku pushteti serb ka kryer ekzekutimin e tre vëllezërve Bytyqi, duke e ditur se ata kanë qenë shtetas amerikanë dhe me etni shqiptare”.

“Zinxhiri komandues është shumë i qartë. Prokoruria nuk ka nevojë të bëjë asnjë hetim për arsye se ka dëshmi nga Dragan Karleusha në vitin 2002 dhe në vitin 2009, i cili ka qenë si dëshmitar në procesin kundër Millosheviqit dhe ka qenë funksionar në ministrinë punëve të Brendshme të Serbisë. Urdhri është dhënë direkt nga Millosheviqi për likuidim dhe përgjegjës janë prej Radomir Markoviqit, i cili ka qenë shef i Shërbimit Sekret të Millosheviqit, Vlajko Stojiljkoviq që ka qenë ministër i Punëve të Brendshme e të tjerë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img