Site icon PrishtinaPress

“Ujqërit e natës” nisen drejt Berlinit, Gjermania në prag të një krize me rusët/ Çfarë do të ndodhë?

Grupi besnik i Kremlinit i motoçiklistëve rusë “Ujqërit e natës” planifikon të mbërrijë në Berlin më 9 maj, në përvjetorin e fitores së Ushtrisë së Kuqe ndaj Wehrmacht-it të Hitlerit.

Tashmë kolona ka nisur nga juglindja e Moskës, me qindra motoçiklistë, të cilët përveç flamujve rus dhe sovjetikë, kanë shtuar tashmë në biçikletat e tyre simbolin “Z”, në mbështetje të pushtimit rus të Ukrainës.

Përdorimi i simbolit është i ndaluar në Gjermani dhe dënohet me burgim deri në tre vjet. Udhëheqësi i grupit, Alexander Zaldostanov, është një “mik i Putinit” me emrin në listat e sanksioneve perëndimore për mbështetjen e hapur të aneksimit të Krimesë në vitin 2014.

Kortezhi do të kalojë përmes Volgogradit (ish-Stalingrad), ku u zhvillua beteja vendimtare në 1942-3, dhe do të shkojë në Donetsk në Ukrainën lindore për të shpërndarë ndihma humanitare për civilët dhe ushtarët rusë. Qëllimi i “Ujqërve të natës”, të cilët këtë vit e kanë quajtur rrugën e tyre “Rrugët e Fitores”, është të arrijnë në Berlin më 9 maj, ditën kur Rusia përkujton fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Në Gjermani përvjetori festohet më 8 maj.

“Ujqërit e natës” u themeluan në vitin 1989, pak para rënies së Bashkimit Sovjetik, dhe në të kaluarën kanë udhëtuar vazhdimisht nga Moska në Berlin për përvjetorin, gjithmonë nën “mikroskopin” e Zyrës Federale Gjermane për Mbrojtjen e Kushtetutës. Megjithatë vitin e kaluar në kryeqytetin gjerman ishin vetëm 15 motoçiklistë, të cilët gjithsesi erdhën nga Frankfurti dhe jo nga Rusia

 

Exit mobile version