2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Uji me limon shkatërron dhëmbët tuaj

Uji me limon është pija më e njohur në mbarë botën. Konsumohet në mëngjes kryesisht dhe ka përfitime të shumta shëndetësore.

Limonët përmbajnë shumë antioksidantë, si vitaminë C, beta- karotene, që mbrojnë qelizat nga dëmtimet e radikaleve të lira dhe llojet e oksigjenit reaktiv. Po ashtu, ato nxisin rinovimin e qelizave të mëlçisë.

Limonene, që gjendet në lëkurën e limonit nxit detoksifikimin e mëlçisë. Uji i ngrohtë me limon është gjithashtu një hidratues i shkëlqyer i trupit. Niveli i lartë i vitaminës C që përmban limoni forcon sistemin imunitar.

Por, uji me limon ka edhe efekte anësore në shëndet. Kjo pije popullore për fat të keq ka nivel të lartë aciditeti. Për këtë arsye mund të nxisë erozionin dhe të shkaktojë dhimbje të dhëmbëve më kalimin e kohës. Shtimi i sheqerit në ujë me limon është akoma me i keq, sepse sheqeri rrezikon prishjen e dhëmbëve.

Ka disa këshilla që të zvogëloni rrezikun e prishjes së dhëmbëve nga përdorimi i ujit me limon:

Përdorni ujë të ftohtë në vend të atij të ngrohtë: kjo do të zvogëlojë acidin që prek dhëmbët.

Përdorni pipë për të pirë ujin me limon: sigurohuni që të jetë një material i qëndrueshëm në mënyrë që të jeni më pak të ekspozuar nga kimikatet dhe toksinat e materialeve plastike.

Pijeni ujin me limon 30 minuta para ose pasi keni larë dhëmbët: pasi acidi i limonit dobëson smaltin e dhëmbëve dhe ai mund të hiqet kur lani dhëmbët tuaj.

Përdorni vaj esencial limoni në vend të limonit: ofron të gjitha përfitimet shëndetësore si limoni dhe ul rrezikun e dëmtimit të dhëmbëve. 1-2 pika për gotë do të ishte mjaftueshëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img