1.4 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Buy now

spot_img

Ujësjellësi zgjat orarin e punës për shkak të faljes së borxheve

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” njofton konsumatorët, se orari i punës nga dita e sotme e deri të premten më 2 shtator 2016, do të zgjatet deri në orën 18:00.
Krejt kjo për shkak të fluksit të madh të konsumatorëve për ta shfrytëzuar të drejtën ligjore që të përfitojnë nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike, në kuadër të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, i cili do të shfuqizohet pas pesë ditëve.
Ua kujtojmë sërish që nga falja e borxheve për ujësjellës dhe kanalizim për periudhën kohore deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë të gjithë konsumatorët e tetë komunave , ata të cilët kanë obligime të pashlyera ndaj shërbimeve të këtij institucioni, me kusht që borxhet nga data 1 janar 2009 e deri më 31 dhjetor 2014 të paguhen (bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike).

“Ju që do të përfitoni nga falja e borxheve të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit (amvisëri e biznese) për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, nëse lidhni marrëveshje me KUR ‘Prishtina’ për riprogramim borxhi dhe nuk i përmbaheni në përpikëri kësaj marrëveshje, atëherë ne obligohemi që t’ju vendosim sërish në listën e borxheve, duke iu bërë obligues për të gjitha borxhet deri më 31 dhjetor 2008, çdoherë duke u bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike”, ka njoftuar Ujësjellësi Prishtina.
Ftojmë të gjithë konsumatorët ( përfituesit e faljes së borxheve të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit ) të vijnë me kërkesat e tyre në KUR “Prishtina”, në secilën komunë veç e veç, sepse kanë mbetur vetëm edhe 5 ditë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img