0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Ujësjellësi “Prishtina” sqaron se nuk ka shpërthim të gypit për shkak të ngricave

Zëdhënësja e Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku dhënë sqarime rreth lajmit për shpërthimin e gypit për shkak të ngricave në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë.

Sipas saj aty kanë manipuluar disa qytetar të pa ndërgjegjshëm me njërin nga valvulat e ujit të pijshëm dhe kanë dëmtuar një gyp.

“Ditën e sotme e kemi parë një shkrim që ka qenë Prishtina rrezikon të mbetet pa ujë për shkak të pëlcitjes së një gypi që ka ndodhur ditën e djeshme për shkak të ngricës. Por kjo nuk qëndron sepse ditën e djeshme ne jemi informuar se disa qytetar të pa ndërgjegjshëm kanë manipuluar me valvulat e betonizuara të ujit të pijshëm dhe e kanë dëmtuar gypin me diametër 80 mm, gyp i vjetër i asbestit. Me këtë rast banorët e rrugës “Edmond Hoxha” kanë kontaktuar në ujësjellës dhe ne menjëherë kemi dal në vendin e ngjarjes dhe e kemi sanuar demin që është shkaktuar nga qytetarët e pa e pandërgjegjshëm.”sqaruar Mjeku.

Mjeku gjithashtu ka apeluar te të gjithë qytetarët që të mos manipulojnë me valvulat pasi që mund të shkaktojnë çrregullime në furnizimin me ujë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img