0.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Ujësjellësi Prishtina, qytetarëve: Shfrytëzojeni afatin për faljen e borxheve

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” njofton për herë të fundit të gjithë konsumatorët e komunave: Prishtinë, Fushë Kosovë, Podujevë, Shtimje, Lipjan , Graçanicë, Drenas dhe Obiliq, se duke filluar nga muaji nëntor 2015, ka filluar me pranimin dhe menaxhimin e kërkesave (të secilit konsumatorë veç e veç) dhe zbatimin e Ligjit për Faljen e Borxheve, i cili vlen vetëm edhe 12 ditë, deri më 2 shtator.
“Ua kujtojmë edhe njëherë se , nga falja e borxheve për ujësjellës dhe kanalizim për periudhën kohore deri më 31 dhjetor 2008, do të përfitojnë të gjithë konsumatorët e tetë komunave , ata të cilët kanë obligime të pashlyera ndaj shërbimeve të këtij institucioni, me kusht që borxhet nga data 1 janar 2009 e deri më 31 dhjetor 2014 të paguhen (bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike).
Për hir të interesit të qytetarëve, KUR”Prishtina” – qendra në Prishtinë ( Lagja “ Kalabria ” rruga ”Tahir Zajmi” pa nr.), do të punojë edhe ditëve të shtunë, derisa të shfuqizohet Ligji për Faljen e Borxheve Publike ( 2 shtator 2016).

KUR ”Prishtina” u bën apel të gjithë konsumatorëve në zonën e shërbimit, ata të cilët i kryejnë pagesat për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit përmes bankave komerciale dhe institucioneve të tjera mikrofinanciare, që në momentin e kryerjes së pagesës, me doemos të paraqesin KODIN e faturës së tyre,në mënyrë që Ujësjellësi i Prishtinës ta ketë më të lehtë identifikimin e pagesës së konsumatorit./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img