14.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ujësjellësi ”Prishtina” bashkëpunon me Institutin GAP

Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” Ilir Abdullahu, priti në një takim përfaqësuesit e Institutit për Studime të Avancuara GAP i kryesuar nga Agron Demi, drejtor ekzekutiv dhe Berat Thaçi, analist politikash.
Përfaqësuesit e GAP-it, u njoftuan për së afërmi me të gjitha aktivitetet e Ujësjellësit “Prishtina”, duke u nisur nga furnizimi me ujë të pijshëm në tetë komunat e menaxhuara nga kjo kompani, nivelet e ujit të liqeneve akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badoci, rritjen e shkallës së arkëtimit, rehabilitimin e rrjetit primar, sekondar dhe terciar duke u fokusuar në tre faza të investimeve të financuara nga donatorët, reduktimin e humbjeve të ujit duke e radhitur si prioritet gjatë muajve në vijim si dhe dinamikën e punimeve në fabrikën e përpunimit të ujit në “Shkabaj”.
Kryeshefi Ilir Abdullahu ndër të tjera tha se kjo kompani është në proces të përmbushjes së obligimeve ndaj konsumatorëve, përmes realizimit të të gjitha investimeve në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit.

Kërkesë e kryeshefit ndaj shoqërisë civile, ishte bashkëpunimi i ndërsjellë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe transparences ndaj të gjithë qytetarëve që furnizohen me ujë të pijshëm nga kjo kompani.
Derisa përfaqësuesit e Institutit GAP, shprehën dëshirë për bashkëpunim, duke kërkuar që në të ardhmen të kenë qasje në dokumentacion të kompanisë, për hir të transparencës ndaj opinionit publik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img