Ujësjellësi i Prishtinës ka treguar se në Fushë Kosovë do të ketë ujë nga ora 17:00 deri në orën 22:00 dhe më pas nesër nga ora 06:00 deri në 09:00.
Poashtu, përmes komunikatës bëhet e ditur se në Kalabri dhe Obiliq në pjesën dërmuese, tash për tash ka furnizim me ujë të pijshëm, përmes zgjidhjeve alternative.
“Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ditët të fundit, janë rritur edhe rrjedhjet sipërfaqësore në zonat fushore dhe pastaj të njëjtat në disa raste kanë përfunduar te kanali i Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për t’u trajtuar pastaj për pije ( FPU Shkabaj). Si shkak i kësaj, kemi rritje të turbullirës, nivel që bën të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë. Ju njoftojmë që, Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj është jashtë funksionit, ngaqë niveli i turbullirës në kanalin e Ibrit vazhdon të jetë i lartë”.
“Brenda 24 h të mobilizuar teknikisht kemi arrit të realizojmë një zgjidhje alternative të përkohshme, deri në stabilizimin e nivelit të turbullirës në kanalin e Ibrit (i cili menaxhohet nga NH” Ibër Lepenc”). Pas një periudhe pesëvjeçare, kemi riaktivizuar gypin e çelikut me diametër fi 400 mm dhe gjatësi 2 km nga rezervuari i Arbërisë (i cili mbushet me ujë nga Impianti i Trajtimit të Ujit Albanik/Batllavë) deri në rezervuarin në Shkabaj, që më pas të shpërndahet një sasi e ujit, që sado pak të e zbusë situatën e furnizimit me ujë”.
Tutje në komunikatën e ujësjellësit bëhet e ditur se Drenasi është në pozicion jo të mirë, pasi që nuk ka ndonjë alternativë tjetër, përveçse ujin fillestar për trajtim në stacionin e pompave në Bivolak e merr direkt nga kanali i Ibër Lepencit.
“Autocisternat / autobotët janë të fokusuar në Drenas dhe Fushë Kosovë”, thuhet më tej,