1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Ujësjellësi i Prishtinës: Kjo kohë e bukur me diell e pa shi po shter liqenet akumuluese

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka kërkuar të lajmërohen gjithë ata që po keqpërdorin ujin e pijshëm, sepse për shkak që s’ka shi e borë në këto ditë dimri, më vonë mund të rrezikohet sigurimi i ujit të pijshëm për qytetarët.

“Sot në vendin tonë, një ,,ditë vere,,! Bukur të shohësh natyrën dhe buzëqeshjet e fytyrat e njerëzve, thjeshtë ndjehesh mirë, rrezaton pozitivitet. Kishte qytetarë në Prishtinë që thoshin: “oh çfarë kohe e mirë, u kënaqëm, më ka marrë malli ta shoh diellin me sy”, por, kishte edhe të atillë qe thoshin” kjo çka po ndodhë sot dhe nëse vazhdon kështu, hiq mirë s’është për ujë, mosvet”! Me gjasë, disa nga ne ende nuk jemi të vetëdijshëm që kjo kohë e bukur, ky diell, në muajin shkurt, pa reshje shiu e bore qe një kohë të gjatë, shpresojmë të mos na bëjë të ndihemi keq më vonë derisa, liqenet akumuluese sipërfaqësore prej nga ne furnizohemi me ujë të pijshëm, janë duke u shterur”, shkruan KRUP në Facebook.

KRU Prishtina tutje thotë se “do të ishte mirë të ktheheshin ditët e vranëta me shi”.

“T’i gëzohemi shumë shpenzimit racional të ujit të pijshëm, t’i lajmërojmë keqbërësit e ujit kudo që ata janë, të mos e çojmë dëm atë që sot e kemi dhe atë 24 h pa ndërprerë, që një ditë të mos hidhërohemi që si shkak i mungesës së reshjeve atmosferike mund të shkaktohen dëme të mëdha, dëme që do na duhej të lutemi çdo sekond ta rikthejmë ditën e djeshme, së paku kur ishte më vranët dhe rrinim duke shpresuar për ndonjë pikë uji të binte mbi tokën tonë të shenjtë”, përfundon KRUP.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img