Site icon PrishtinaPress

Ugur Toksoyt i njihet e drejta e azilit në Kosovë, Turqia muaj më parë kërkoi ekstradimin e tij

Shtetasi turk, Ugur Toksoy pas një kërkese që ka bërë para disa muajsh në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) për azil në Kosovë, ka marr përgjigje pozitive, ku i është njohur e drejta e refugjatit në Kosovë.

Kështu bëri të ditur në një prononcim për Telegrafin avokati i tij, Leutrim Syla.

Avokati Sylai tha se MPB ia ka konfirmuar këtë njohje të statusit të refugjatit më  30 mars. “Po e ka marr fituar të drejtën e refugjatit në Kosovë”, ka thënë Syla.

Ndryshe, Toksoy ishte arrestuar nga Policia e Kosovës në fund të muajin tetor të vitit të kaluar, pasi Turqia kishte lëshuar flet-arrest ndërkombëtar për të, nën akuzën se është pjesë e Lëvizjes Gulen.

Në dhjetor të vitit të kaluar ishte mbajtur seanca për ekstradim ku prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ali Rexha ishte tërhequr nga kërkesa për ekstradim pasi që kishte thënë se kishte kërkuar prova nga Turqia dhe ato nuk kanë ardhur.

Exit mobile version