Gjatë kësaj jave Uefa ka njoftuar Federatën e Futbollit të Kosovës që do të shtoj numrin e skuadrave pjesëmarrëse në garat evropiane.
Nga edicioni i ardhshëm 3 ekipe do të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.
Pas kësaj, Uefa është e interesuar që të shikoj nga afër mbarëvajtjen e garave dhe punëve të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Për këtë arsye një delegacion i Uefa-së do të qëndroj të mërkurën në Prishtinë.