Fadil Vokrri, kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, sot gjatë ditës ka pritur një delegacion të UEFA-së
Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri bashkë me nënkryetarin Agim Ademi, sot u takuan me delegacionin e UEFA-s për çështje të gjyqtarëve, Christopher Wilal, Vlado Shajin dhe Alan Souddy si dhe Jacques Bondallaz, nga zyra ligjore për çështje sportive në UEFA.
Në takim ishin edhe kryetari i Komisionit të gjyqtarëve Përpraim Hasani, sekretari i Komisionit Adem Çollakaj dhe zyrtari përgjegjës për marrëdhënie për çyshtje të gjyqtarëve Visar Kastrati,.
Fadil Vokrri duke ju dëshiruar mirëseardhje tha se FFK-ja ka nevojë për ndihmën dhe mbështetjen e UEFA-s, duke shtuar se ata duhet të ndihen si në shtëpinë e tyre, shkuan Express.
”Ju falënderojë për mbështetje dhe ne si federatë e re në pranim sepse ne ekzistojmë shumë gjatë, kemi nevojë për mbështetjen tuaj dhe besojë se do të na ndihmoni që sa më mirë e më lehtë ta kalojmë këtë tranzicion. Ju lutem ndjehuni si në shtëpinë tuaj”, ka thënë Vokrri.
Nga delegacioni i UEFA-s, fjalën e mori Christopher Wilal, i cili duke falënderuar për mikpritje tha se këtu jemi për çështje të gjyqtarëve dhe të marrim sa më shumë informata për gjendjen e gjyqtarëve dhe kur të kemi një pasqyrë reale do të fillojmë punën dhe mbështetjen tonë dhe ju do të jeni pjesë e Konventës së gjyqtarëve.
Ndërsa, Jacques Bondallaz tha se “vërtet po ndihem si në shtëpinë time sepse kam previlegje dhe jam i gëzuar për dy arsye, jam edhe njeriu që kam qenë përgjegjës për aplikacionin tuaj dhe mund të ju them se e kishim shumë të vështirë sidomos në Budapest, por ne i kaluam këto sfida dhe unë urojë që të keni shumë suksese”, përfundoi ai.
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.