Site icon PrishtinaPress

UEFA pritet ta përjashtojë Juventusin nga Conference League, vendimi shumë shpejt

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA pritet të marr një vendim të rëndë për skuadrën e Juvenrusit.

“Zonja e Vjetër” rrezikon seriozisht përjashtimin nga Conference League, pasi gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar janë hapur hetime për mashtrim me bilancet dhe thyerje të rregullave të Fair Play-it Financiar, shkruan IndeksOnline.

“Corriere dello Sport” raporton se vendimi vendimi përfundimtar nga UEFA mund të merret në ditët e para të javës së ardhshme.

Juventusi me shumë gjasë do të skualifikohet për një vit nga garat evropiane.

Bardhezinjtë do të mbesin jashtë Conference League-s, me kushtin që të mos paraqesin ankesë në KAS, për të mos rrezikuar pjesëmarrjen në Champions League në sezonin 2024-2025.

Exit mobile version